Gjykata e Posaçme i ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha shkresën në Kuvend për ta njoftuar për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
“Në zbatim të urdhërimit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ