GJKKO e la në burg Plaurent Dervishaj

 

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Plaurent Dervishajt, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Salit. “Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me vrasjen e Klodian Saliut.”, mësohet të jetë shprehur ai.

Në seancën e sotme gjyqësore Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim por është ‘rrëmbim personi” . “Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. E kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin. Aty e kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe  arrestimi është bërë në Rinas”, mësohet të jetë shprehur në sallën e gjyqit Dervishaj.

Sa i takon dy vrsajeve të bujshme Dervishaj ka pretenduar se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.Dervishaj u arrestua në Dubai, ndërsa u ekstradua në Shqipëri. Kujtojmë se bashkë me të u ekstradua nga Dubai dhe Julian Meçaj.

Në përditësim…