Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, shtetasi H. L. u rrëzua nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T. dhe ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, ju bëjmë me dije se specialistët e Seksionit Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. T., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. H., 45 vjeç, banues në Patos dhe E. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore dhe industriale, të padeklaruara në Pikën Doganore Kakavije.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.