Gjirokastër/ 51-vjeçari gjerman dërgohet pa shenja jete në spital, dyshimet e para

Një shtetas gjerman është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga verifikimet e para, dyshohet se 51-vjeçari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.