Gjimnazi Sami Frashëri finalizon aktivitetin e Antitrafikimit të Qënieve njërzore. Ja çfarë simbolizon

Sot Gjimnazi Sami Frashëri në kuadër të muajit të antitrafikimit të qënieve njërzore finalizon aktivitetin me temën e Antitrafikimit të Qënieve njërzore e cila simbolizon suportin e një përjetësie kundrejt një ndër tematikat më therëse të aktualitetit dhe moralit njerëzor.

Gjymtimi ekstrem që i shkaktohet shpirtit dhe të gjithë kompozicionit human nga një mizori e tillë,na bën padiskutim pjesë e përjetimeve të sinqerta dhe na imponon ekzekutimin e një përgjegjësie,mbi të gjitha morale.

Ndaj sot, në nder të parimeve dhe vlerave njerëzore kemi ideuar këtë aktivitet nga shërbimi Psiko-Social, Oficeria e Sigurisë dhe Klubin e Sigurisë, Klubin e teatrit si dhe atë të Kërcimit, dhe suportuar padiskutim nga Drejtoria e Shkollës dhe mbështetur nga prezenca e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtesisë, të Ministrisë së Brëndshme dhe komisariatit numër 3, Zyrës Vendore Arsimore, Drejtoria e përgjithsme e Arsimit Parauniversitar, Shoqatës Humanitare Kryqi i Kuq.

Ky aktivitet nëpërmjet levrimit të fushave të ndryshme të artit, synon të shpalosë vërtetësi dhe synime fisnike sensibilizimi.