Gjendet pa shenja jete në një objekt të pabanuar 53-vjeçari në Gjirokastër
- 15 February, 2023
Një shtetas i moshës 53 vjeç është gjetur i pajetë në një objekt të pabanuar pasditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Nga informacionet paraprake mësohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Njoftimi:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ