Gjendet një gomone në një fermë në fshatin Babicë, policia kontrolle në disa banesa
- 14 June, 2023
Një gomone është gjetur në një fermë në fshatin Babicë në Vlorë.Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se gomonia është gjetur brenda një kamioni në këtë fshat.
Gjetja e gomones është bërë i mundur nga efektivët e operacionales, antidroga dhe forca shqiponja, të cilët më pas kanë nisur dhe kontrollet përreth fermës dhe banesave.Ndër të tjera sipas policisë dyshohet se gomonia mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
BURIMI: ABC NEWS
GAZETAR: ELTON NIKA
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ