Gjendet makina me pronar italian që u përdor në vrasjen e Nikulajt! Policia shoqëron dy shtetas dy huaj
Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm të cilin e ka pritur disa ditë.
I dyshimtë për policinë është parë edhe një shtetas anglez, i prezantuar si turist, i cili ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri më 19 prill. Fill pas vrasjes, ai është larguar nga Shqipëria.
Policia e Lezhës ka mundur të gjejë mjetin “Land Rover Discovery” në pronësi të një italiani që dyshohet se transportoi ekzekutorin së bashku me motorin nga fshati Kukel në drejtim të Velipojës.
Mjeti është parë në kamerat e sigurisë edhe në pedonalen e Shëngjinit në datat 17 dhe 18 prill. Në komisariat janë shoqëruar dy persona të huaj, një burrë dhe një grua të cilët pritet të merren në pyetje.Top Channel.