Gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Pogradecit
Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. Gazetari Roland Beqiraj raporton se viktima është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës. Sipas informacioneve, mendohet të jetë mbi 70 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.