Gërdeci/ Dëshmitarja në gjyqin e Fatmir Mediut: Faxi erdhi me mbishkrimin për Shkëlzenit

Në po të njëjtin proces, dëshmoi edhe Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dwrguar nga ministria e drejtësisë për  ministrinë e mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”

I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:
“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”
Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.