Gazetarët e pyesin për masën ndaj Sali Berishës, përgjigjet kreu i SPAK: Çështja u përket….

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një komunikimi që pati sot me gazetarët, ndër të tjera u pyet edhe në lidhje me kërkesën për ashpërsimin e masës për Sali Berishën, që pritet të miratohet nga Kuvendi e më pas Prokuroria e Posaçme e ka rrugën e hapur.

“Mbetet në vlerësimin e prokurorëve të çështjes”, ka deklaruar ai.

Ai tha se çështja u përket prokurorëve dhe se ai do të firmosë vetëm shkresën përcjellëse, si kreu i SPAK.