Frika nga hakmarrja, familjarët e Dan Hutrës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave nga Dan Hutra tremb familjarët e autorit. Motra e këtij të fundit dhe nipi i tij kanë kërkuar mbrojtje policore, pasi i tremben një hakmarrje të mundshme.

Ata janë paraqitur në Polici për të bërë kallëzim jo për kërcënime konkrete, por të merren në mbrojtje. Sipas motrës dhe nipit të Hutrës, kjo për faktin se familjarë të Etleva Kurtit, që u vra nga 40-vjeçari Hutra, thanë për mediat se do të hakmerreshin.

Burime nga Policia sqaruan se që prej së premtes në zonën e Saukut, pranë banesës ku jeton motra e Hutrës janë shtuar kontrollet dhe patrullat e Policisë.

Po ashtu nipi dhe motra e 40-vjecarit kanë deklaruara në Polici se prej vitesh nuk komunikojmë me Hutrën dhe nuk asnjë marrëdhënie apo kontakt me të.