Fotolajm/ Brenda shtëpive ku Dan Hutra vrau 3 gratë

Tre gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën brenda pak orëve në Tiranë të mërkurën dhe autori i dyshuar është i njëjti, Ramazan (Dan) Hutra, 41 vjeç nga Kukësi.

Ngjarjet e rënda u shënuan në harkun e pak orëve në kryeqytet. 40-vjecari vrau me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses së tij, Mevlute Hysa 30 vjeçe, dhe të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses, Hasime Dafku.

 

 

Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Hutra dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, në oborrin e banesës së saj në Kamzë.

Para se të kryente krimin e trefishtë, 40-vjeçari kishte plagosur me thikë ish-të dashurën e tij në zonën e Astirit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
—-
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.