(Foto) U ekzekutua me dy plumba në kokë/ Kush është shqiptari i përfshirë në disa krime në Greqi

GREQI- Thimi Droboniku, ose PriFti, 56-vjeç, me origjinë nga Berati është shqiptari që u vra mbrëmjen e djeshme në Greqi. Ai u ekzekutua me dy plumba në kokë nga persona të panjohur në rrugën Atlantos 44, në lagjen Palio Faliro.

Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

FOTO/ Kush është shqiptari që u vra me dy plumba në

PAMJE NGA VENDNGJARJA

Burime policore thanë për mediat greke, se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.