FOTO/ Shkrumbohet gjatë natës makina e parkuar në oborrin e banesës. Pronari: S’kam pasur konflikte
- 25 August, 2023
Një makinë Volkswagen me targa ‘AA645 CS’ i është vënë flaka ne Fushë – Krujë. Mësohet se mjeti është në pronësi të Etnor Alushit, 29-vjeç.
Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur rreth orës 2 të mëngjesit, pronarët kanë konstatuar mjetin në flakë.
Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.
Pronari i makinës, 29-vjeçari Etnor Alushi, deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij gjesti.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ