Adriana Prendi, 35 vjeçarja që humbi jetën humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.
Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Volkwëagen” me drejtues Gëzim Prendin, bashkëshortin e Adrianës ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën 35-vjeçarja.
Gëzim Prendi dhe një pasagjer tjetër në automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç kanë mbetur të plagosur por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Adriana ishte nënë e tre fëmijëve, ndërsa drama shtohet edhe më shumë për faktin se ajo kishte martuar vëllanë një natë më parë.
Mësohet se viktima bashkë me burrin, shtetasin Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin, ishin duke u kthyer drejt Greqisë ku edhe jetonin, por u përfshinë në aksident