(Foto) Me krahët hapur, ulur në karrige dhe duke qeshur, pamjet e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit të reklasuar pas kafazit prej xhami të Gjykatës
Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj kanë dalë sot (18 gusht) në Gjykatën Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në pamjet nga salla e gjyqit, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri shihen të reklasuar pas kafazit prej xhami.
Klodian Rrjepaj shihet me krahët hapur, ulur në karrige duke qeshur.
Ata u arrestuan për dosjen e koncesionit të sterilizimit, për të cilën SPAK lëshoi 8 urdhra, mes tyre 2 arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje.
Ish-zv.ministri akuzohet dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim. Ndërsa Ilir Rrapaj akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.