(Foto) Mbyllet resort Montrelux-i në Malin e Moravës në Korçë!
Mbyllet resort Montrelux në Malin e Moravës në Korçë! Konfliktet e pronësisë midis aksionerëve kanë sjellë që bari, restoranti dhe hoteli të mbyllen prej 1 muaji. Në hyrje të resortit janë vendosur disa tabela; “Stop! Ndalohet hyrja, pronë private”. Tabelat e tjera kanë mbishkrime “Stop! Pronë në konflikt, ndalohet hyrja”.
Prej disa vitesh, dy aksionerët Arben Reli dhe Sefedin Bajraktari, që kanë secili nga 50 % të aksioneve, janë në procese penale dhe civile.
Reli është dënuar disa herë për ndërtim pa leje, falsifikim etj. Pikërisht ky konflikt ka sjellë mbylljen e resortit për të gjithë klientët, duke mos dashur të dëmtojnë qytetarët e thjeshtë.