Foto/ Ky është momenti i arrestimit të Arbër Malltezit në Rinas

Replika ka siguruat momentin e arrestimit të Jamarbër Malltezit në aeroportin e Rinasit. Ai shihet me pranga në duar, teksa shoqërohet nga efektivë të veshur civilë.

Drejtësia ka nisur të shkundë pluhurin e dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Me urdhër të SPAK, këtë të shtunë u vu në pranga Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Fatmir Bektashi, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte.