(FOTO) Kjo është banakierja që mbeti e vrarë mbrëmë nga atentati në Don Bosko
Replika.al ka siguruar foton e Mimoza Pajës banakieres që mbeti e vrarë mbrëmë nga atentati me armë zjarri në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
60-vjeçarja punonte si banakiere në lokal dhe u vu gabimisht në shënjestër të autorëve. Dy persona me motor hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit duke bërë që 60 vjeçarja që mbetej e vdekur ndërsa mbesa e saj 10 vjeçare u plagos për shkak të ciflave të xhamave.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në orën 21:05, ku mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare.
Lokali ku ndodhi ngjarja, rezulton në pronësi të Fatjon Muratajt, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.