FOTO/ Këta janë turistët italianë, që u përplasën për vdekje në Sarandë
Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Sarandës, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën dy turistët italianë, ka bërë bujë në mediat italiane.
Dy shtetasit, Domenico Gritto, 24-vjeç dhe Vicenzo Tizzano, 32-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, po ktheheshin në qytetin bregdetar shqiptar me një motoçikletë, kur një makinë Mercedez Benz, e drejtuar nga një 17-vjeçar shqiptar, pa leje drejtimi, i preu papritur rrugën.
Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në makinë me të përfunduan në spital.

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë po ndjek me vëmendjen maksimale rastin, sipas asaj që mësohet më pas.