FOTO/ I njohur si “baroni i Fushë Kuqes”, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela

I njohur si “baroni i Fushë Kuqes” arrestohet në Kosovë Gëzim Çela. Kujtojmë se Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.

Më 13 qershor 2014, gjatë operacionit të Policisë në shtëpinë e tij në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u zbuluan 18 kg kokainë. Nga hetimet e para rezultoi se droga vinte nga Turqia, dorëzohej në vilën në Fushë Kuqe, në pronësi të Gëzim dhe Kujtim Çelës dhe më pas dërgohej në Fier. Prej këtu niste rrugëtimi drejt Italisë.Nga përgjimet rezultoi se rrjeti kishte dhe bashkëpunëtorë në Kosovë, ndaj për këtë shkak operacioni u shtri në të dyja shtetet njëkohësisht. Në Kosovë u sekuestruan 50 kg drogë e fortë në një laborator për përpunimin e prodhimin e lëndës narkotike dhe u arrestuan edhe 3 persona të tjerë. Ndërmjet tyre, dhe Valentina Tufina, e dyshuar si “truri” i organizatës.