Policia ka publikuar pamjet nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë të zhvilluar një ditë më parë në detin Adriatik teksa trafikantët po shkëmbenin drogën.
Nga ky operacion janë sekuestruar 23 kilogramë kanabis, 45 mijë euro, katër gomone, një automjet tip Audi si edhe dy armë zjarri.
Në pranga kanë rënë 6 persona, katër shqiptarë dhe dy shtetas ukrainas, të cilët ndodheshin në velierën me drogë që vinte nga Mali i Zi.
Veliera u dogj pasi dy shtetasit ukrainas vunë re prezencën e policisë shqiptare dhe më pas kanë tentuar të të largohen me një tjetër mjet lundrues.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale: ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.