FOTO/ Aksident me vdekje në Lushnjë, 70-vjeçari përplaset nga makina teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë ditën e sotme. Një 70-vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë është përplasur për vdekje. Veri Deliu ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:45, ku një 26-vjeçare, A. Xh., ka përplasur të moshuarin. Ajo është shoqëruar nga policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.