Fitorja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, analisti: SHBA e mbështet rikthimin e tij!
Analisti Genc Burimi ka komentuar rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD, ku për ‘News24’ tha se zgjedhjet në partinë opozitës kanë qenë të ‘kurdisura’.
“Këto ditë Basha po flet për Vettingun në politikë, por sot ky propozim tingëllon shumë bosh në kuadër të korrupsionin që po flitet dhe po qarkullon. SHBA e miraton rikthimin e Bashës”, ka thënë ai.
Sa i përket rolit të ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti u shpreh se nuk ka çfarë të humbasë dhe se do të vazhdojë rrugën e tij.
“Berisha u detyrua të hyjë në koalicion me Ilir Metën. Por këtë herë mendoj do të duhet të punojë për të rikuperuar PD. Besoj se do të krijojë një parti të re, ose do të bëhet parti e re jo me kryetar Berishën. Këtë besoj se Berisha do të krijojë një parti, por deri në zgjedhjet e 2025 mund të ndodhin shumë gjëra. Pasi dëri në 2025 mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme, nuk mund të përjashtohet si mundësi”, tha ndër të tjera ai.