Firma e saj është në kartelën e 3-vjeçarit që humbi jetën/ Stomatologia Ina Xhaxho refuzon të përgjigjet nëse ka ndërhyrë në dhëmbët e Brianit

Teksa kanë kaluar pothuajse 10 ditë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në klinikën e zemrës  së Roland Xhaxhos, ku një 3 vjeçar pësoi komplikacione pas ndërhyrjes duke ndërruar jetë në QSUt. Pas denoncimit të familjarëve për keqmjekimin nga klinika private dhe pas reagimit të mjekut anastazist Roland Xhaxhos, Replikë vendosi të kontaktojë stomatologen Ina Xhaxhon, emri dhe firma e së cilës është edhe në kartelën mjekësore të Brian Spahiut.

Në përgjigjen e saj stomatologia Ina refuzon të mbajë një qëndrim duke thënë se ajo do përgjigjet vetëm pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndryshe nga babai I saj mjeku anestazist Roland Xhaxhon I cili ka mbajtur një qëndrim publik në lidhje me rastin duke përgënjeshtruar të gjitha akuzat që familjarët ngrenë mbi të.

Por në letrën publike të mjekut anestazist, Replikë me ekspertët  e fushës kan analizuar disa pika:

1.Mjeku anestazist nuk kanë treguar se Brian ka bërë një vizitë paraprake nëse kishte infeksion .

2.Nëse është konstatuar infeksion siç është dhënë në letër,  përse nuk I është  dhënë antibiotik minimalisht 3 ditë para ndërhyrjes.

Ndër të tjera sipas të dhënave të mjekut Roland Xhaxho në klinikën e tij mungojnë kamerat e sigurisë, ndërkohë që policia ka sekuestruar Dvr-ën.

Cila është arsyeja reale e mosvënies në punë të tyre?

Më poshtë janë  zbardhur bisedat me stomatologen Ina Xhaxho.