Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 25 vjeçar është plagosur me thikë nga një 60 vjeçar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Z. M., 60 vjeç.
Shtetasin A. T ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.