Familjarët e traumatizuar, tezja e autorit shpërthen në lot
Replika në vendin e ngjarjes. Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Shkozë. Roland Sinani, 43 vjeç, vrau me armë zjarri nusen e vëllait të tij, Migena Sinani. Replika mëson se mes familjarëve nuk ka pasur konflikte të mëhershme.
43 vjeçari Roland Sinani pasi ka qëlluar me pistoletë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe më pas ka vrarë edhe veten. Nga informacionet e para mësohet se Roland Sinani vuante nga shëndeti mendor.Fqinjët e përshkruajnë autorin si të ftohtë e të pashoqërueshëm me njeri.
Ështe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Burri i Migenës punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ska qenë në banesë.
Në banëse kanë qenë dy prinderit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.
Mësohet se 37 vjecarja është vrarë në dhomën e gjumit ndërsa 43 vjeçari vrau veten në oborrin e banesës private. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.