Fadromën e Rrokë Gjokës e lënë frenat, lëndohet rëndë punonjësi i firmës. Policia nuk njofton për aksidentin
Tre ditë më parë, në fshatin Murrizë, aty ku kalon rruga e Arbërit, u regjistrua një aksident aspak normal, për një firmë tejet serioze në dukje, ‘Gjoka Construction’.
Megjithëse ka marrë një tender miliarda eurosh, duket se kompania nuk ka para të mirëmbajë automjetet e punës. Kështu në fshatin ‘Murrizë’, aty ku ndriçimi mungon, dhe në karrexhatë janë bërë gropa të mëdha për shkak të rrëshqitjes, një fadromë e kanë lënë frehnat dhe ka përfunduar në humnerë. Fatmirësisht shoferi i saj ka mundur të hidhet, por ka pësuar fraktura në trup.
‘Gjoka Construction’ nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi për aksidentet e ndodhura në këtë aks. Dhe çuditërisht policia e Dibrës nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për aksidentin.