Ende asnjë gjurmë për 26 vjeçarin që ra në lumin Seman, gjenden poshtë urës pjesë të makinës

Vijojnë kërkimet për makinën tip Golf që dyshohet se ka rënë në lumin Seman në Fier në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Polumbarët kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

Poshtë urës së Mbrostarit janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, gjë që përforcon dyshimet se mjeti ndodhet në lumë.

Më parë, aty pranë policia gjeti dhe targën e makinës. Sipas verifikimeve të bëra nga policia, ka rezultuar se makina ishte marrë me qira nga 26 vjeçari Mateo Lika.