EMRI+FOTO/ Vrau 41-vjeçarin në Fier, ja kush është autori i krimit të rëndë
- 7 December, 2023
Është siguruar fotoja e Agim Gashit, autorit të vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” të Fierit.
Policia po vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit për të bërë të mundur kapjen e 35 vjeçarit i cili u largua menjëherë pasi ekzekutoi me armë zjarri Javorin.
35-vjeçari lëvizte me makinë tip Benz.
Ndërkohë, nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes tij dhe viktimës që çuan drejt këtij krimi të rëndë.
Ngjarja ndodhi paraditën e sotme rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javori.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ