EMRI/ Vritet 38-vjeçari në Sukth, qëllohet me automatik! Çfarë deklaroi shoku
- 27 September, 2023
Një ekzekutim me armë ka ndodhur pas mesnatës në Sukth të Durrësit, ku një 38-vjeçar mbeti i vrarë.
Replika.al mëson se viktima është Fatjon Dervishi, nipi i një personazhi të njohur në zonën e Sukthit.
Ndaj viktimës u qëllua me breshëri arme nga persona të panjohur.
38-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Fatjon Dervishi ishte në shoqërinë e shokut të tij në momentin që u vra.
Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në polici, ata kanë qenë në një lokal dhe në atë moment po ktheheshin për shtëpi.
Ndërkohë viktima ka qenë në drejtim të mjetit kur është qëlluar
Regjistrohu në buletinin tonë informativ