EMRI/ U arrestua për grabitje parashë, çfarë deklaroi “i penduari” për “shokët”

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin policor që po zhvillohet së fundmi.

Replika.al mëson se aksioni ka nisur pasi poëicia ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.

Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Janë firmosur 15 urdhër-arreste.

Operacioni ka vijuar që prej mesditës së sotme, shtrirë në disa qytete të vendit.
Në mesin e personave që ka përmendur Tafani si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit.