EMRI/ Tre vende vakante në KLP, zgjidhet anëtari i parë

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot një nga 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda, i cili mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota.

Sakaq, mësohet se 6 vota ishin të pavlefshme.

Kush është Moisi Duda

Moisi Duda është diplomuar si Jurist, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë.

Karriera e tij si prokuror ka nisur në muajin Gusht të vitit 1990, si hetues prane Hetuesisë së rrethit Lushnje, më pas si prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Kuçovë, (1994-1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Berat, (1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gramsh, (1989-1999); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës, (2000) si dhe Prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrës (2000-2021).

Zoti Duda ka dhënë gjithashtu edhe leksione mbi lëndë si; Drejta Publike, e Drejta Kushtetuese, Histori e Institucioneve, Njohuri Ekonomike,Gjuhë e Huaj (Anglisht), E Drejta Civile, E Drejta Penale, Kodi i Familjes, Kriminalogji, e Drejta Tregtare etj si dhe ka marrë trajnime të ndryshme mbi temë “Luftën kundër krimit të organizuar”, zhvilluar në Itali dhe kurse të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në Tiranë.

Kandidatët Për shkallët e para

-Edina Kurti, Durrës
-Edlira Bako, Elbasan
-Elsa Miha, Tiranë
-Olger Minaj Korçë
-Vatë Staka, Shkodër.