(Emri) Tentoi të grabisë bankën në Greqi, por u plagos nga policia, zbulohet identiteti i 38 vjeçarit shqiptar

Është zbuluar identiteti i 38 vjeçarit shqiptar, i cili tentoi të grabisë një bankë në Greqi.

 

Ai është identifikuar si Elton Zoto, nga Delvina. 38 vjeçari grabiti një bankë në Colonos, por një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës, së bashku me përgjegjësin e sigurisë së institucionit financiar, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë,  si dhe një makinë patrulluese.

Autori, të cilit iu gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie dhe njëri tyre, në vetëmbrojtje, ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Shqiptari ka marrë 4 plumba, 3 në bark dhe një në këmbë dhe është dërguar në spital.

Check Also

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. MOTI …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *