(Emri) Shqiptari u vra duke e mbrojtur, shoku italian vajton mbi kokën e tij

23-vjeçari me origjinë shqiptare Klajdi Bitri u vra ditën e djeshme në Itali, teksa po përpiqej që të shuante një sherr mea shokut të tij dhe disa të rinjve me origjinë nga Algjeria.

Mediat italiane shkruajnë se i riu u godit në mes të rrugës me shtizë nga një 30-vjeçar algjerian. Ky i fundit u kap pas 5 orësh nga policia. Në makinë iu gjet dhe shtiza me të cilën kreu krimin e rëndë.

Shkak dyshohet u bë situata e krijuar me makinat në rrugë. Algjeriani u konfliktua me shokun e Bitrit, që shfaqet në pamjet e mediave italiane duke qarë pranë trupit të viktimës.

Ky i fundit teksa u përpoq të zbuste sherrin mes të dyve u vra me shtizë.

Bitri mori goditje në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.