EMRI/ Plagosi me armë 40-vjeçarin në Shkodër, identifikohet autori!
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me armë zjarri të 40-vjeçarit Aleksandër Curri, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës.
Autori është një 59-vjeçar, Dede Bici, i cili është banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 59-vjeçari ka plagosur Currin, për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e Bicit.
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.