Një person ka mbetur i plagosur me thikë paraditen e sotme në Vlorë.
I plagosur ka mbetur 33-vjeçari Albano Meçorapaj, i cili është dërguar nga Novosela në spitalin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, ai u plagos nga një 35-vjeçar rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel.
Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarje
I riu po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar vendin e krimit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ