EMRI/ Në arrati prej 16 vitesh, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali
- 17 August, 2023
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge 39-vjeçari, Gjergji Lazaj, është arrestuar sot në Itali.
Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti që në vitin 2017, për kapjen e tij.
Lazaj u kap në një hotel, ku ishte duke pushuar së bashku me disa turistë të tjerë.
Autoritetet italiane arritën të identifikonin shqiptarin nga rezervimi që kishte bërë në hotel me emrin e tij.
Sakaq pritet ekstradimi i tij drejt Francës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ