EMRI/ Mashtroi për t’i marrë shumën 50 000 euro një punonjëse, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Kristjan Lukaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.
Më herët në saj të këtij Operacioni u vunë në pranga Alban Gjoni dhe Rudor Ball ndërsa u shpall në kërkim një 25 vjeçar F. L.,
29-vjeçari banues në Shkodër dyshohet se ka bashkëpunuar me Alban Gjonin dhe Rudor Ballanin për t’i marrë shumën 50 000 euro, një punonjëse (drejtoreshe në kompanine marketing & distribution) nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, ( si Vilma Nushi ).
Më herët janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet. Pas këtyre skemave të mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji i cili është në kërkim. Sipas hetimeve rezulton se Gjergju krijonte skemat mashtruese dhe më pas përfshinte të tjerë për të vepruar në terren, për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit.