EMRI/ Kishte kultivuar 245 bimë kanabisi, në 4 miniparcela në Shkodër! Arrestohet përsëri 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 33-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin e 245 bimëve kanabis, në4 miniparcela në fshatin Pepaj është arrestuar ditën e sotme në Shkodër.

 

Lazer Curri, i cili rezulton të jetë dënuar më parë për drogë, është autor i kultivimit të 245 bimëve kanabis, të asgjësuara më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.