Emri/Kapet punonjësi i policisë në IEVP Drenovë me një karikator pistolete të mbushur
- 14 May, 2023
Kapet punonjësi i policisë në IEVP Drenovë me një karikator pistolete. Bëjnë e ditur se polici Etjen Gjata, është ndaluar gjatë kontrollit pasi i ështe gjetur karikatori i pistoletës i mbushur, të cilin tentoi ta futë në ambjentet e brendshme të burgut. Ngjarja ka ndodhur gjate paradites. Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Nuk dihet arsyeja përsë ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambjenteve të burgut. Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.
Tags:
drenov policia
Regjistrohu në buletinin tonë informativ