EMRI/ Ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, kush është 30-vjeçarja që mashtroi babain dhe dy djemtë duke iu marrë 340 mijë euro

Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës gjatë operacionit “Mashtrimi i fundit” pasi iu ka marrë me anë të mashtrimit tre personave, babait dhe dy djemve një shumë prej 340 mijë eurosh duke iu premtuar se do i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 30-vjeçaren Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

30-vjeçarja ka mashtruar 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, mësohet se 30-vjeçarja Deraj ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

Kujtojmë që Hasan Verracaku mbetur i plagosur në masakrën e Velipojës në vitin 2021 pas një përplasje me armë zjarri mes pronarëve të hoteleve Verracaku dhe Gocaj. Shkak për sherrin u bë vendosja e disa shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.

Të vrarë mbetën katër persona: Kujtim Verracaku, Musaen Zeneli i cili ishte kamarier, Edmond Gocaj dhe Xhovani Gocaj ndërsa u plagosën Elmidin Dyli dhe Hasan Verracaku.Balkanweb