Një 39 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte dënuar për drogë. Mësohet se 39-vjeçari Ardian Shkalla ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia njofton se ndalimi i tij u bë i mundur në Mjull Bathore.
Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ