(Emri) I dehur, me pistoletë dhe me mjet identifikimi të falsifikuar/ Arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Një 44-vjeçar që lëvizte me pistoletë me vete është arrestuar në Tiranë. 44-vjeçari, banues në Vlorë, është kapur në rrugën e Barrikadave në kryeqytet dhe gjatë kontrollit i është gjetur një me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

 

TIRANË- 

Një 44-vjeçar, Niko Begaj, që lëvizte me pistolete më vete është arrestuar në Tiranë. 44-vjeçari, banues në Vlorë, është kapur në rrugën e Barrikadave në kryeqytet dhe gjatë kontrollit i është gjetur një me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

 

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore për një shtetas që lëvizte i armatosur në Rrugën e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, njofton policia.

Po ashtu atij i janë gjetur edhe një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.