EMRI/ Eksplozivi shpërthen servisin e motorrave, ja kujt i përkiste biznesi në Vlorë
Biznesi i Vasillaq Bezhanit ishte shenjestër e eksplozivit këtë të martë në Vlorë.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.