EMRAT/ Vrasja e Martin Bardhit, nga të shtënat u plagosën edhe 3 të tjerë, mes tyre edhe ish-drejtori i bashkisë së Mirditës
Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës dhe Olti Gjini pronar i lokalit e picerisë aty pranë, si dhe Indrit Bardhi dhe persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë që vranë Martin Bardhin në qendër të Rrëshenit. Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore”.- njofton policia.