EMRAT/ SPAK lëshon 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës

Mbrëmjen e sotme SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për aferën e inceneratorin e Tiranës. Aksioni i SPAK është në vijim.

SPAK ka lëshuar masën arrest me burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.

Ndërsa masën “arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Aktualisht ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako ndodhen në burg

Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me komunikatë zyrtare dhe të japë më shumë detaje rreth operacionit që është duke u zhvilluar.