EMRAT/ Konflikt mes kushërinjve në Shkodër, një i plagosur

Një plagosje është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në Bërdicë.

I plagosur mësohet se ka mbetur shtetasi Amarildo Gjergji, ndërsa autori i dyshuar është Emiljano Gjergji.

Policia është në vendngjarje. Motivet e plagosjes janë të paqarta. Autori dhe i plagosuri janë kushërinj me njëri-tjetrin.