(Emrat) Iu prezantuan si zyrtarë të lartë, si tentuan 4 persona t’i merrnin biznesmenit 35.000 euro/ Detaje të reja
Katër persona, të cilët hiqeshin si zyrtarë të lartë, kanë tentuar t’i merrnin një biznesmeni 35.000 euro nëpërmjet mashtrimit.
Në pranga kanë rënë 3 persona, 34-vjeçari Afrim Radici, 41-vjeçari Gezim Çelanji, dhe 22-vjeçari Qazim Vata.
Ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari me iniciale F. Gj., i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.
“Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm”, raporton policia.